Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

a

Abonent - Në qoftë se shikoni sikur jeni abonent reviste ose gazete ose çfarëdo lloj gjëje, do të keni mërzi dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur regjistroheni si abonent diku do të keni humbje të madhe parash.

Abort - Në qoftë se se je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton, do të kesh një lindje të mirë. Në qoftë se se nuk je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton do të kesh hidhërime të mëdha.

Acid - Jini të kujdesshëm në lidhje me premtimet e dhëna ose premtimet e marrura.

Adamin dhe evën - Do të keni një jetë të lumtur me fëmijë të mirë dhe të bukur.

Adhurim - Në qoftë se shikon sikur adhuron zotin do të kesh bekimin tij dhe punët do t’u venë mbarë. Në qoftë se shikon sikur adhuron idhull, prit hidhërim dhe dështim në punë. Në qoftë se adhuron një vajzë, do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur adhuron një grua të martuar, planet tuaja do të realizohen. Në qoftë se adhuron një mashkull, ajo nuk është për mirë.

Admiraliat-admiral - Në qoftë se shikoni sikur jeni admiral, do të keni shumë mërzi. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është admiral, do të bëheni shkaku që të mërzitet. Në qoftë se shikoni sikur jeni brenda në anije e cila lundëron, në qoftë se shpëtoni do t’i shmangeni një rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur mbyteni do të shkatërrohen shpresat tuaja kryesore.

Admiroj - Në qoftë se shikon që njerëzit të admirojnë do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i admiruar nga dikush beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

Adoleshent - Në qoftë se shikon sikur je adoleshent dhe je i pamartuar, do të martohesh. Në qoftë se je e martuar do të lindni një djalë. Në qoftë se je plak do të vdesësh shpejt.

Adoptoj - Në qoftë se shikoni sikur keni adoptuar dike, prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju adopton, do të keni të ardhura të mira në punë.

Aeroplan - Në qoftë se shihni në ëndërr që aeroplani udhëton, atëherë çdo gjë shkon mirë. Në qoftë se është duke zbritur, do të keni dështime dhe probleme shëndeti. Në qoftë se e shihni të bjerë, është shenjë e keqe, do të thotë shkatërrim.

Aeroport - Në qoftë se aeroporti në ëndrrën tuaj është plot me njerëz dhe lëvizje, atëherë do të keni ngritje profesionale. Në qoftë se është i shkretë dhe i errët, parashikohen situata të vështira.

Afrohem - Në qoftë se shikoni sikur i afroheni një personi të rëndësishëm, do të keni vlerësime dhe fitime.

Agim - Në qoftë se është agim i pastër, prit gëzim dhe në qoftë se është me re, prit hidhërime.

Agjërim - Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye ekonomike, do të keni vështirësi të madha ekonomike, të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të agjërojë kujdesuni nga ai person.

Agoni - Pavarësisht nëse përfshinte veten apo të tjerët, sa më e madhe të jetë agonia, aq më i madh do të jetë gëzimi juaj i ardhshëm.

Agronom - Në qoftë se se sheh se je agronom, do të kesh fitime të mëdha nga puna jote.

Aguridhe - Në rast se i ha do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prek, do të kesh surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se i sjell në shtëpi do të marrësh një lajm të keq.

Ajër - Në qoftë se merr ajër të pastër, lumturi dhe shëndet. Në qoftë se mbytesh, do të keni mërzi.

Akacje - Lajme të mira dhe të gëzueshme.

Akrep - Në qoftë se thjesht shikoni një akrep, do të mësoni se keni armiq shumë të rrezikshëm aty ku ju nuk e prisnit, të cilët do t’u bëjnë dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon akrepi, atëherë është e sigurtë se një armik i juaji i rrezikshëm do t’u shkatërrojë ekonomikisht dhe do të bëheni shumë të dëshpëruar nga humbja e pasurisë tuaj.

Akrobat - Në qoftë se ëndërroni që jeni duke bërë ndonjë numër të vështirë akrobatik, duhet të hidhni hapa më të sigurtë, për të arritur aty ku doni. Duhet të keni më shumë kujdes shëndetin. Në qoftë se shihni që bëni me sukses numra akrobatikë, do të arrini të përparoni në jetë edhe pse me vështirësi. Në qoftë se nuk dilni me sukses, atëherë përpjekjet tuaja do të dështojnë.

Aksident - Kuptimi i një aksidenti ndryshon shumë, në varësi të rrethanave dhe mjedisit, por zakonisht është një paralajmërim. Nëse keni ëndërruar për një aksident, do të ishit të mençur të shmangnit udhëtimet e panevojshme për disa javë. Një aksident në det i përket çështjeve të dashurisë; në tokë, në marrëdhënie biznesi. Nëse është e mundur, duhet të shmangni sendin që u përfshi në aksident për 24 orë pas ëndrrës, p.sh. nëse keni ëndërruar një përplasje makine, ecni për një ditë, por bëni kujdes duke kaluar rrugët! Largohuni nga aeroplanët, trenat, kuajt, thikat, instrumentet e mprehta, zjarret, energjia elektrike, vendet e larta ose çfarëdo qoftë aksidenti i përfshirë për të paktën një ditë, dhe nëse nuk mund ta shmangni atë, merrni masa paraprake shtesë.

Akull - Në qoftë se ëndërroni që hani akull, shisni, bleni ose që transportoni, do të fitoni pasuri shumë të madhe para kohe, për të cilën do t’u kenë zili të tjerët. Por do të jeni vazhdimisht pa qejf dhe i sëmurë.

Akullore - Në qoftë se shikoni sikur po hani akullore të ëmbël, të respektojnë shumë, por kujdesuni për shëndetin tuaj se mund të sëmureni me rrezik për jetën tuaj ose mund të bëhet një sëmundje e përjetshme. Gjithashtu në qoftë se jeni burrë, do të keni fatkeqësi në dashuri. Në qoftë se jeni grua do të keni grindje me burrin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni akullore, shpresat dhe ëndrrat tuaja nuk do të realizohen.

Akuzë - Në qoftë se akuzon dikë do të bësh shoqëri me të, shoqëri që do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të akuzojnë kundërshtarët mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ja arrijnë qëllimit. Në qoftë se të akuzon një shok thjesht do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti akuzon dikë do ta bësh shok.

Album - Në qoftë se ëndërroni që shfletoni një album me fotografi, do të keni një jetë të lumtur sentimentale. Do të bëni njohje të reja. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni shpejt. Në qoftë se fotografitë që shihni janë tuajat, do të jeni protagonistë në një skandal erotik. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë. Kujdes nga ndonjë incident të vogël. Do të merrni lajme të mira në lidhje me fushën profesionale. Ju presin shumë fitime.

Alien - Ju do të bëni miq të rinj të vlefshëm. Nëse ëndrra juaj ka të bëjë me takime me alien, ndryshimet e rëndësishme po vijnë në rrugën tuaj.

Aligator - Kjo ëndërr po përpiqet t'ju lajmërojë për një armik. Jini shumë të kujdesshëm në çdo veprim tuajin.

Allçi - Do të keni gëzim mbas mërzisë që mund të kishit ose që do të keni.

Altar - Do të keni një çlirim të papritur nga shqetësimet e ngutshme dhe / ose lajmet e mira nga një burim i papritur.

Amanet - Në qoftë se shikon sikur le amanet diçka, do të pësosh dëme ekonomike. Në qoftë se të lenë ty një amanet, do të ngatërrohesh me çështje gjyqësore.

Ambasador - Në qoftë se shikoni një ambasador dhe shikoni sikur po e adhuroni do të thotë se humbisni kohën kot me qëllimet që keni vënë. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë ambasador, do të keni vuajtje dhe hidhërime.

Amerika - Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me amerikanë, kujdes me shoqërinë dhe njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se shihni që martoheni me një amerikan gjërat nuk shkojnë shumë mirë. Në qoftë se keni shkuar për vizitë në Amerikë vetëm ose me familjen, do t’u jepet mundësia të jetoni momente të bukura me personat që dëshironi dhe do të keni një jetë të qetë familjare. Së shpejti do të keni shumë fitime nga puna juaj.

Amoniak - Në qoftë se shihni që ju vjen erë amoniak, do të keni ndihmë ekonomike andej nga se prisni, në qoftë se një grua sheh diçka të tillë, do të ketë mërzi në familje.

Analiza - Në qoftë se jep ose merr analiza, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.

Anë - Në qoftë se sheh se gjendesh në majën e një mali ose diku tjetër, do të thotë liri dhe sukses si dhe ikje nga problemet.

Anemi - Nëse sheh se vuan nga anemia, do të humbësh para.

Angari - Në rast se shikon që bën çfarëdo lloj angarie, mërzi dhe ngjarje e padëshirueshme.

Angjinarë - Në përgjithësi nuk është mirë. Në rast se e ha do të hidhërohesh. Lajm i keq. Mund të humbësh para nga një borxhli i keq.

Anglisht - Në rast se flet pa ditur gjuhën, do të të bllokohet fyti. Dhe në rast se e di gjuhën, do të marrësh një lajm të cilin e pret. Në rast se shikon që mëson, mos i kërko paratë që ke ndër mend të kërkosh.

Anije - Në qoftë se shihni në ëndërr që udhëtoni me anije, do të keni fat në fushën personale dhe profesionale, sidomos në qoftë se koha është e qetë. Në qoftë se anija udhëton me furtunë, do të merrni lajme të këqija në lidhje me partnerit tuaj. Në qoftë se shihni që rrezikoni të mbyteni, jeta juaj personale do të ketë probleme. Fundosja e anijes shumë herë paralajmëron vdekje. Në qoftë se ndodheni në një kantier anijesh, së shpejti do të keni martesë.

Ankand - Në qoftë se gjendesh në një ankand, do t’u krijohen shumë probleme. Dhe gjithashtu do të keni dhe shumë pengesa në planet tuaja.

Ankim - Në qoftë se shikoni sikur ankoheni për diçka, do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të kesh vuajtje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ankohet ai person ka ankesa nga ju.

Anormale - Të ëndërrosh diçka anormale, të tillë si një kal me pendë ose një aeroplan që fluturon prapa, do të thotë që së shpejti do të kesh një zgjidhje të këndshme për shqetësimet e tua.

Apostull - Në qoftë se sheh apostull, do të keni shumë të mira.

Ar - Në qoftë se sheh që gjen diçka prej ari, kundërshtarët tuaj përpiqen t’u mashtrojnë, në qoftë se sheh që ke vënë diçka prej ari ju pret pasuri.

Arë - Çdo gjë do të shkojë mirë për ju në qoftë se ëndërroni një arë me gjelbërim, të punuar dhe me pemë. Ju pret gëzim, lumturi, shëndet dhe një e ardhme e ndritur. Toka pjellore do të thotë pasuri dhe njohje në fushën profesionale. Në qoftë se lëroni arën suksesi do të vijë pak me vonesë. Në qoftë se blini arë, do të keni sukses kudo.Në qoftë se ara që shihni është e djerrë, do të thotë shumë mund dhe pak rezultat. Kujdes në fushën profesionale.

Argëtim - Në qoftë se ëndërroni që jeni në një argëtim me të panjohur dhe gëzoni, të prisni një njohje të re dhe martesë. Argëtim në një martesë me të afërm, do të thotë sëmundje e rëndë. Argëtim familjar dhe miqësor, do të thotë probleme në punë. Kujdes me kundërshtarët që ju hiqen si shokë.

Argjënd - Jeni njerëz të cekët, dhe kjo gjë ka pasoja në lidhjet tuaja. Në qoftë se gjeni argjend në ëndërr, ju presin mërzi. Në qoftë se pastroni gjëra prej argjëndi do të mërziteni nga një njeri i juaj i njohur. Kujdes me abuzimet, pasi mund të sëmureni rëndë.

Ariu - Në qoftë se thjesht shikon ari në ëndërr, do të emigroni, do të sëmureni ose do të merrni lajm të keq. Në qoftë se luftoni me arinj, ekziston rrezik për shëndetin, në qoftë se i mundni do të keni ngritje morale, në qoftë se të mundin do të sëmureni rëndë. Në qoftë se vrisni ari, do të humbni armiqtë tuaj.

Arkë - Në qoftë se shikon sikur po bën një arkë prit një ngjarje të papritur dhe jo të mirë ose vdekje. Në qoftë se shikon sikur po rendit rrobat në kuti do të bëni një jetë të qetë dhe do të keni gjendje të mirë ekonomike. Në qoftë se shikon arkë të vdekuri, prit se do të marrësh lajme të këqia të cilat do të t’i thotë një shok i ngushtë. Në qoftë se shikon sikur je i mbyllur brenda do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon arkë shumëngjyrëshe do të marrësh lajm të mirë.

Arkitekt - Në qoftë se se shikon se je vetë arkitekt do të keni pasuri dhe sukses nga punët tuaja.

Arkivol - Në qoftë se shikoni një arkivol prisni vdekjen e një afërmi tuaj. Në qoftë se jeni të sëmurë bëni testamentin se do të vdisni. Në qoftë se jeni i vjetër prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një arkivol, do të sëmureni rëndë dhe me rrezik për jetën.

Armë - Në qoftë se në ëndërr shikoni armë ushtarake ose gjuetie, do të ziheni me familjen tuaj. Në qoftë se je grua dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë.

Armik - Në qoftë se shikon armik ose armiqtë e tu, do të të dalë për mirë dhe ata që patë në ëndërr si armiq do të të bëhen shokë. Në qoftë se shikoni që flisni miqësisht me armiq, kujdes pasi do të bëjnë gjithçka për t’u shkatërruar. Në qoftë se shikoni që armiq ju ndjekin dhe ju kapin, gjëndja ekonomike do t’u sjellë mërzi, në qoftë se shihni që vrisni një armik tuajin, diçka e keqe do t’u ndodhë.

Arnë - Në qoftë se ëndërroni arnë do të keni hidhërime. Në qoftë se jeni detar ose marinar anije dhe shikoni arnë do të keni fitime nga punët tuaja.

Aromë - Në qoftë se lyhesh me aromë planet tuaja janë të kota dhe do të anullohen. Në qoftë se je grua e pamartuar dikush ju zhgënjen duke ju premtuar martesë.

Arra - Në qoftë se arrat që ëndërroni janë të mbushura dhe të freskëta, do të thotë sukses në dashuri dhe lumturi. Ëmbëlsirat me arra, do të thonë mërzi. Arrat në përgjithësi do të thonë sukses dhe përparim, vetëm nëse i shihni të prishura dhe bosh duhet të keni kujdes.

Arratisje - Në qoftë se shikoni sikur arratiseni ose që i ikni një rreziku, do të jeni në rrezik të madh në të vërtetë.

Arrestim - Do të keni një zhgënjim të mprehtë të ndjekur më pas nga një gëzim i papritur.

Arsenal - Në qoftë se shikoni një arsenal do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se jeni drejtues i diçkaje ose i vendit tuaj, kujdes se jeni në rrezik të madh. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një arsenal armësh, punët tuaja do të falimentojnë. Në qoftë se je ushtarak, do të keni gëzime dhe shumë të mira do të ju vijnë nga atje ku ju nuk e prisni.

Art - Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur merreni me art, do të keni fitime dhe nderime.

Arterie - Nëse arteriet tuaja ishin të dobëta ose të prera, ju do të shijoni nderin në mesin e miqve tuaj.

Artileri - Në qoftë se shikoni artileri, kujdesuni dhe mbrohuni nga një armik që vazhdimisht mundohet që t’u bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur dëgjoni të shtëna artilerie, jeni në rrezik shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur ju godasin me artileri, keni një armik shumë të rrezikshëm.

Artist - Në qoftë se je artist dhe ëndërron sikur je i tillë, arti yt do të sjellë lavdi dhe vlerësim. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të anullohen planet që keni bërë. Në qoftë se thjesht shikon një artist duke punuar mëso se një ditë do të realizohet ëndrra dhe dëshira jote.

Ashe - Do të keni shumë fitime të mëdha. Dhe suksese ekonomike. Keni mbrojtje nga persona shumë të fortë.

Ashensor - Në qoftë se shikoni ashensor që ngjitet, gjendja juaj ekonomike do të ndryshojë. Në qoftë se zbret gjendja ekonomike nuk është e mirë, në qoftë se është bosh do të keni dështim në dashuri, në qoftë se ka brenda njerëz, do të keni fitime nga puna juaj.

Ashpër - Duhet të ndryshosh planet. Në rast se shikon grua të egër do të kesh fund të padëshirueshëm. Në rast se është grua e egër ajo që sheh do të lind fëmijë të shëmtuar.

Asma - Në qoftë se sheh në ëndërr që vuan nga asma, keni një hall të fshehtë që ju torturon, në qoftë se shihni që shëroheni do të gjeni qetësinë shpirtërore së shpejti. Në qoftë se një grua shikon që vuan nga asma, do të mësojë diçka që priste prej kohësh.

Astronomi - Në qoftë se se sheh se studion, do të ngjitesh edhe më lart se je.

Atdheu - Në qoftë se ëndërroni vendlindjen tuaj me njerëz dhe të lulëzuar do të keni lumturi dhe sukses. Në qoftë se jeni jashtë shtetit dhe ëndërroni sikur jeni në atdheun tuaj, do të keni lumturi familjare dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni atdheun tuaj të djegur dhe të shkatërruar, do të humbisni një nga prindërit tuaj ose një pjesëtar të rëndësishëm të familjes.

Atletikë - Në qoftë se jeni në ndonjë skuadër dhe fitoni, çdo gjë është pozitive sidomos në dashuri. Do të takoheni me miq të cilët do t’u ofrojnë ndihmën e tyre. Do të jeni mirë me shëndet, në qoftë se jeni të sëmurë do të shëroheni shpejt. Ju presin shumë të ardhura.

Auditor - Do të thotë se veprimet tuaja do t’u shkaktojnë dëm.

Autoambulancë - Kjo ëndërr ndryshon shumë sipas detajeve të saj, por në përgjithësi është paralajmëruese kundër mosrespektimit në marrëdhëniet me gjininë e kundërt. Sidoqoftë, një ambulancë e plotë nënkupton përmbushjen e shpresave tuaja në një kohë më të shkurtër se sa keni menduar të jetë e mundur.

Autobus - Në qoftë se shihni që jeni brenda në autobus dhe udhëtoni, do të keni sukses në punë, në qoftë se thjesht shikoni autobus në ëndërr, do të bëni një udhëtim të largët dhe të këndshëm.

Automjete - Nëse ëndërroni automjete (vetura, makina) nuk do të thotë asgjë të veçantë, Sidoqoftë nëse ëndërroni për diçka si një përplasje makine ose aksident, kjo do të thotë që ke besim të ulët. Kësaj lloj ëndrre duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje pasi simbolizon stresin emocional ose një gjendje të keqe mendore. Nëse ëndërroni për një përplasje makine, në të vërtetë mund të nënkuptojë që shqetësoheni për humbjen e diçkaje si një punë, person apo marrëdhënie, kështu që duhet të gjeni burimin e këtij shqetësimi. Mendoni pse jeni të shqetësuar për atë gjë dhe më pas rregullojeni.

Avari - Në rast se udhëton me anije dhe bën avari, do të të ikin mërzitë që ke, me pak dëm.

Avlli/gardh - Nëse sheh se ke avlli të madhe në shtëpi, do të keni lumturi dhe një martesë të mirë nëse je i pamartuar.

Avokat - Në qoftë se shikon që je avokat, kurse profesioni juaj është tjetër, do të humbni vendin e punës. Në qoftë se shikon dikë tjetër të jetë avokat, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se sheh avokat që flet në gjyq, diçka e pakënaqshme do t’u ndodhë. Në qoftë se paguhesh nga avokat, do të merrni para andej nga nuk i prisni, në qoftë se paguani avokat, do të humbni para.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+