Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.
Llafe - Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni llafe pa lidhje, do të sëmureni rëndë ju ose një i afërmi juaj. Në qoftë se dëgjoni llafe kundër dikujt tjetër, sjellja juaj është e keqe dhe përpiquni ta përmirësoni atë.
Llahtarë - Në qoftë se shikon sikur llahtarohesh nga diçka, do të vonohesh të shohësh personin që pret ta shikosh me shumë llahtarë.
Llambë - Në qoftë se shihni një llambë elektrike ose me vajguri të ndriçojë shtëpinë tuaj, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se drita që bën është e zbehtë ju pret varfëri dhe tersllëk. Në qoftë se jeni pranë dritës së abazhurit, do të dëgjoni shpifje për ju. Në qoftë se ndizni një llambë vajguri, do të keni shëndet të plotë.
Llastik - Në qoftë se shihni gjëra llastiku, do të jeni të lumtur dhe do të arrini qëllimet tuaja. Në qoftë se keni veshur rroba prej llastiku dhe ju shtrëngojnë, do të hapni probleme me sjelljen tuaj. Gjithashtu paralajmërohet sëmundje. Në qoftë se rrobat prej llastiku ju grisen, do të lehtësoheni nga problemet tuaja.
Llava - Në qoftë se shihni llavë vullkani të rrjedhë nëpër mal, do të trashëgoni pasuri nga një kushëri i largët, në qoftë se ju ndjek llava dhe ju bëni vrap, do të keni fitime të papritura, në qoftë se llava është e shuar do të keni dëme ekonomike në aktivitetet tuaja.
Llërë - Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të pista, do të merrni para të papritura, në qoftë se i keni të pastra, do të thotë se jeni dembel dhe s’do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara ose të goditura do të pasuroheni papritur.
Llogari - Në qoftë se shihni që bëni llogari, ju presin fitime nga puna juaj, në qoftë se paguani llogari, do t’u kërkojë hua një shok ose i afërm. Në qoftë se bëni gabime në llogaritje, jeni njeri i mirë dhe shokët ju mashtrojnë. Në qoftë se një grua sheh që bën llogari në ëndërr, personi që dashuron e mashtron.
Llokume - Në qoftë se shihni që bëni llokume në ëndërr, e keni nisur keq punën tuaj, në qoftë se i hani, ju presin dëme të mëdha.
Llotari - Në qoftë se shihni që bleni një lloto, do të humbni lekë në lojëra fati, në qoftë se shihni që fitoni llotarinë, ju pret varfëri, në qoftë se shihni që humbni lloton që bletë, do të merrni para andej nga nuk e prisni.
Lloz - Në qoftë se shihni lloz në derë, do të mësoni një sekret që do t’u mërzisë.
Llucë - Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju i hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.
Llullë - Në qoftë se shihni se pini duhan me llullë, do të ziheni me të afërm ose shokë, në qoftë se thjesht e mban pa pirë duhan, do të keni sukses në dashuri.
Llupës - Në qoftë se shikoni sikur jeni llupës ose akuzohesh nga llupësa të tjerë, kujdesuni për mënyrën e sjelljes suaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është llupës, do të thotë se nuk i përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatëroheni.
Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.