Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

a

Abaci - Largim shqetësimi.

Aeroplan - Ju pret një udhëtim i gjatë dhe i papritur. Nëse figura e aeroplanit duket e prerë, atëherë, është e mundur ndonjë fatkeqësi. E tëra do të varet nga figurat tjera që e rrethojnë. Ka interpretues që këtë figurë e interpretojnë edhe me mundësinë e marrjes së shpejt të ndonjë lajmi të rëndësishëm. Adaptimin e komentimit gjithmonë bëjeni sipas rrjedhës logjike të ngjarjes si tërësi.

Ajsberg - Rrezik.

Akrep - Hakmarrje.

Akrobat - Rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe.

Akuarium - Pakënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip).

Akullnajë - Keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh.

Aligator - Tradhti, një aksident.

Anije - Pritni lajme të mira . Po hyni në periodën e fatit të mirë, prandaj edhe duhet të keni durim. Është shenjë tejet pozitive dhe kombinohet në favor me figurat tjera që e rrethojnë. Nëse është afër me ndonjë figurë që paraqet rrezik, atëherë së shpejti përmes një lajmi pozitiv do të tejkalohet kjo gjendje. Nëse ka të bëjë me realizimin e dëshirës, atëherë themi se dëshira e caktuar është në rrugë e sipër për tu realizuar.

Antenë - Përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni.

Ariu - Vështirësi në vendin e punës dhe përgjithësi në jetë. Ju kanoset një rrezik nga dikush i fortë dhe autoritar. Rreziku mund të zbutet vetëm nëse afër këtij simboli gjendet ndonjë shenjë me domethënie të fortë pozitive. Nëse simboli është në fund të filxhanit, ka të bëj me konflikt të madh në familje, kontest gjyqësor, fjalosje, etj.

Arkë - E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet.

Arkivol - Lajme të këqija. Do të afroheni me një person të padëshiruar.

Armë - Probleme, grindje. Rrezik apo zë.

Arrëthyes - Vështirësia po kalon.

Arush - Nëse është në krye të filxhanit afër mbajtëses – vendime iracionale që shkaktojnë vështirësi. Nëse është në krye të filxhanit larg mbajtëses – një udhëtim.

Ashe - Një ngjarje e rëndësishme në stinën e dimrit.

Autobus - Udhëtime në grup.

Avion - Ky simbol nuk interpretohet si paralajmërim për udhëtim por si përparim, trashëgimi të pasurisë. Nëse avioni është i shtypur, bëhuni i kujdesshëm - ju kërcënohet rreziku.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+