Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

h

Hallka - Duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije).

Hap - Dëshmi në jetë.

Hardhuca - Ruajuni nga tradhtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve. Jeni të rrethuar me njerëz të dyshimtë. Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).

Hark - Shëndet i dobët, aksidente.

Hark dere - Udhëtim jashtë vendit, një martesë.

Hark shigjete - Skandal, thashetheme.

Harpë - Romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale.

Harta - Edhe harta trajtohet njëra ndër shenjat më pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten në filxhanin e kafesë. Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.

Hekurudhë - Udhëtim i gjatë.

Hëna - Është simbol që ka shumë domethënie dhe interpretohet në forma të ndryshme: nëse është e plotë-lidhje të reja sentimentale; hëna e re-do të keni ndërrim të vendit të punës; gjysmëhëna-janë të mundura aksidentet në komunikacion; nëse është e rrethuar me pika-lidhje sentimentale, ose martesa për interes (leverdi); nëse në afërsi është simboli i yllit-divorce. Ky simbol kombinohet mjaft edhe me simbolet tjera në afërsi, prandaj, për interpretimin e saj në filxhan, gjithnjë shfrytëzoni fantazinë dhe kreativitetin tuaj.

Hëna me re - Depresion. E rrethuar me pika – martesë për pasuri.

Hudhër - Takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë.

Hundë - Ndokush pyet për ju.

Hut - Skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+