Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

k

Kabinë - Një zhgënjim.

Kaci - Lajme të çuditshme për një mik.

Kaçubë - Miq të rinj, mundësi të reja.

Kafaz - Një propozim.

Kafaz zogjsh - Pengesa, grindje.

Kafkë - Shqetësime të mëdha, dështim, humbje.

Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. - Kujdes shokët.

Kala - Mirëqënie financiare para martesës.

Kalaja - Fitim financiar përmes martesës, një karakter i fortë në dominim.

Kalë - Duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë.

Kali - Shenjë e mirë dhe tejet pozitive. Ka të bëjë me fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju presin lajme të mira. Nëse shihet vetëm figura e kokës, atëherë do të keni një lidhje të re intime.

Kali me një bri - Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë. Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju përkrahin sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë. Nëse do të vazhdoni të mos i vëreni, dashuria e tyre e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Kalorës - Spekulime. Sukses në punë.

Kambanore - Vonesë e vogël, fat i keq.

Kamë - Rrëmbyeshmëri, rrezik në të ardhmen, armiq.

Kamionçinë - Një martesë.

Kamxhik - Dhunë, agresivitet seksual.

Kanë - Fitim i rëndësishëm, shëndet i mirë.

Kangur - Harmoni në familje.

Kapak - Telashe, kujdesu.

Kapelë - Periodë shumë e suksesshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër partnerit tuaj bashkëshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush asaj/atij ti vardiset.

Kapelë - Një profesion i ri, një ndryshim. Nëse është e prishur – dështim i mundshëm. Në krye të filxhanit – diplomaci. Në fund të filxhanit – një rival.

Kaproll - Do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë.

Karkalec - Lajme nga miq që janë në rrugëtim.

Karriga - Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rrethuar me pika, ju pret një fitim i madh.

Karrige - Një mysafir i papritur. Nëse është e rrethuar me pika – përmirësime financiare.

Karrocë - Dëshpërim.

Karrocë dore - Takim me një mik të vjetër.

Kasketë - Probleme.

Katror - Shenjë e keqe. Mërzi ... jo disponim... melankoli... Dyshim dhe frikë nga çdo synim dhe veprim në të ardhmen.

Kazan - Vdekje.

Këllëf - Ndryshime në familje.

Këmbalec piktori - Sukses artistik.

Këmbë - Do të shtyni apo humbisni lajmet e mira.

Këmbët - Një vendim i rëndësishëm.

Kengur - Qetësi dhe lumturi në familje.

Këpuca - Një ndryshim për të mirë.

Këpucë - Ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi.

Këpucë me qafa - Arritje, mbrojtje nga dhimbjet.

Këpucë të prishura - Dështim.

Këpurdhë - Zhvillim, pengesa. Afër mbajtëses së filxhanit – një shtëpi në vend.

Kërpudha - Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë. Ndërrimi i vendbanimit,vendqëndrimit, krijimi i një skrofulle të re, fitore materiale. Nëse është kah fundi i filxhanit, do të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshtatshme. e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Ketër - Përparim pas një kohe të vështirë.

Kisha - Ceremoni, para të papritura.

Kitara - Lumturi në dashuri.

Kitarë - Momente romantike me personin e dashur.

Klerik - Përparim, sukses.

Kodër - Pengesa.

Koka - Mundësi të reja.

Kokë - Befasi në realizimin e qëllimeve.

Kolonë - Promovim, sukses, arrogancë.

Kometa - Do të merrni një lajm për ndonjë risi të rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur. Do të keni një befasi të këndshme. Dikush do t’ju vizitojë papritur.

Kometë - Një mysafir i papritur.

Kompas - Udhëtim, ndryshim i punës.

Korb - Lajme të këqija.

Kosë - Rrezik.

Krahë - Porosi.

Krahët - Mesazhe.

Krahët (e shpezëve) - Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive. Në këtë periodë çdo nismë e çfarëdo pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.

Kravatë - Fejesë.

Krehër - Mashtrim, një mik i rremë.

Krimba - Inate, përleshje. Armiq të fshehtë.

Krokodil - Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komunikacion. Befasi përherë të pakëndshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien pozitive të figurave tjera.

Kryq - Sakrificë, probleme, shëndet i dobët. Brenda katrorit – shmangie e telasheve. Dy kryqe – jetë të gjatë. Tre kryqe – arritje e madhe.

Kthetër - Armik

Kthetrat e shtazëve - Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni...jeni të rrethuar me armiq. Kurrë mos i tregoni kurrkujt gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me basken. Populli ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.

Kudhër - Përpjekje me ndërgjegje.

Kufer - Ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër.

Kuletë - Përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim.

Kulla - Mundësi, zhgënjim.

Kullë - Jetë të gjatë dhe të lumtur.

Kullotë - Besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë.

Kulme - Shtëpi e re.

Kulshedra - Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të kujdesshëm sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër...Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.

Kurora - Edhe kjo shenjë komentohet si tejet pozitive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të jetës. Domethënien dhe mundësinë e zgjerimit të saj jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë e kuptimit logjik.

Kurorë lulesh - Lumturi në të ardhmen.

Kuti - E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+