Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve. Më shumë
Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.
Sahat - Mënjanim vonese, mendim për të ardhmen, shërim nga një sëmundje.
Sediment në fund të kodrës - Përfitim i madh, trashëgim, ky sediment apo fundërrinë e prerë në vija – ndarje të çiftit bashkëshortor ose të fejesës.
Sëpata - Ju presin situata të pazgjidhur dhe pengesa serioze në synimet tuaja. Nëse rrethohet me ndonjë figure, e cila komentohet tejet pozitivisht, atëherë ekziston dalje nga këto situata.
Sfurk tridhëmbësh - Sukses në det.
Shah (Figurë) - Vështirësi në të ardhmen.
Shakull - Plane me pengesa.
Sharrë - Dikush punon në drejtim të rrezikimit të interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë familjare dhe raportet farefisnore. Nëse figura e sharrës paraqitet në momentin e komentimit të dëshirës, atëherë realizimi i kësaj dëshire me çdo kusht tentohet të pengohet nga ndokush.
Shat - Punë e vështirë drejt suksesit.
Shatërvan - Sukses dhe lumturi në të ardhmen.
Shenjtor - Mirëqënie në shtëpi.
Shesh - Martesë e lumtur.
Shigjeta - Shumë shpejt mund të pranoni lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme, por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.
Shigjetë - Lajme të këqija.
Shishe - Një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje.
Shkallë druri - Promovim, gradim.
Shkallët - Shenjë tejet pozitive. Sukses në çdo drejtim... Përparim në afarizëm, karrierë ... Në përgjithësi, ngritje dhe përballim i problemeve dhe vështirësive jetësore.
Shkëmb - Vështirësi. Probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni.
Shkop - Vizitor
Shkop për këmbë - Një mysafir.
Shkronja të alfabetit - Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të rëndë, pikëllim...Nëse është figura e shkronjës në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe tradhti.
Shkurre - Miq të rinj, mundësi të reja.
Shpatë - Dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje...
Shpor - Një dëshirë e dhënë.
Shportë - Nëse është bosh – shqetësime për para. Nëse është e mbushur – një dhuratë. Nëse është e mbushur me lule – sukses social. Nëse është e rrethuar me pika – janë duke ardhur para të papritura. Nëse është afër mbajtëses së filxhanit – një bebe. Në krye të filxhanit – pronësi.
Shqiponjë - Figurë paralajmëruese e mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me organet tjera shtetërore.
Shqopë - Fat i mirë.
Shtëpi - Siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje.
Shtëpia - Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime... Në përgjithësi - moment i përshtatshëm për planet tuaja.
Shtrat (Kreveti) - Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i parregulluar - probleme të vogla të natyrës personale.
Shtrigë - Rrezik, mashtrim, helmim.
Shtylla - Mos u sillni me mendjelartësi dhe prepotencë. Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin ditë të lumura dhe suksese , përparim në jatë.
Shtyllë - Miq mbështetës.
Shtyllë drejtuese - Thekson shenjën nga e cila është kthyer.
Shtypje - Mundësi e mirë për punësim.
Sirenë - Joshje, një ofertë që nuk është ashtu siç duket. Duhet të mbroni qëndrimet e juaja.
Skelet - Humbje e parave, shëndet i dobët. Periudhë e rëndë për ju, posaçërisht nga aspekti financiar. Konkretisht kjo figurë nënkupton varfërim, por edhe sëmundje të mundshme.
Skeptër - Fuqi, autoritet.
Slitë - Përvetësim i padëshiruar.
Spiralja (e anijës) - Nëse figura duket në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si një udhëtim i suksesshëm; nëse është në fund të filxhanit, do të keni sukses të dilni nga një situatë e vështirë në të cilën keni rënë me fajin tuaj. Nëse spiralja është e rrethuar me pika, atëherë interpretohet si një fitim financiar në lojëra të fatit.
Spirancë - Në krye të filxhanit – sukses në biznes dhe romancë. Në mes të filxhanit – begati. Në fund të filxhanit – sukses social.
Struc - Udhëtim.
Sy - Do të vijnë vështirësi më të mëdha, bëhuni syhapur. Jeni të rrethuar me armiq.
Syri - Vështirësi që do të kapërcehen, bëj kujdes!
Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.